“Punë e ç’koordinuar dhe me shumë skandale” e quan Lushaku punën e ministres Donika Gervalla

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, e ka quajtur punën e ministres, Donika Gërvalla, si “Pune e ç'koordinuar dhe me shumë skandale”. Ajo tha se është shumë paradoksale mes asaj që është premtuar nag Albin Kurti dhe asaj çka po bën kjo qeveri dhe rezultatet e saj

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku

“Punë e ç’koordinuar dhe me shumë skandale”.

Kështu e ka quajtur kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, punën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Lushaku ka thënë se Kosova është duke e pasur një përfaqësim jo dinjitoz nëpër ambasada.

“Një punë pa vizion, një punë e ç’koordinuara edhe në kuptimin e kuadrove, një ndërhyrje flagrante në ambasada. Një mungesë e përfaqësimit dinjitoz nëpër ambasada. Janë shkarkuar dhe janë lënë nga 6 muaj ambasadat pa ambasador”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, kjo ndërhyrje e papërgjegjshme po i dëmton imazhin e Kosovës si shtet ku i ka ambasadat.

Lushaku në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini tha se mungesa e përkrahjes nga shtetet aleatë të Kosovës vjen edhe si pasojë e politikës së jashtë të dobët të Kosovës nën udhëheqjen e ministres Gërvalla.

“Në përgjithësi kemi një mungesë të përkrahjes nga shtet aleate dhe kjo i bie më së shumti politikës së jashtme. Pasi nuk kemi përfaqësues që nuk dijnë me i adresua kërkesat tona si shtet”, ka thënë Lushaku.

Ajo ka shtuar se nuk ka asgjë të mirë në politikën e jashtme gjatë udhëheqjes së ministres Gërvalla, ku ajo për shkak të mungesës së transparencës ka marrë dënime mijëra euro.

“Paradoksi i qeverisë Kurti”

Lushaku tha se është shumë paradoksale mes asaj që është premtuar nga, Albin Kurti, dhe asaj çka po bën kjo qeveri dhe rezultatet e saj.

“Çuditem nga kjo qeveri se si i ka kritikuar qeveritë e kaluara për mos rezultate, dhe tani kam pyetje se cilët janë numrat e rezultateve të kësaj qeverie, sa njohje i kemi pasur, sa anëtarësime në organizata ndërkombëtare…”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika