Punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë një person me aftësi të kufizuara

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se nga sot punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku një person me aftësi të kufizuara

Ministria e Financave

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë së paku një person me aftësi të kufizuara.

Ndërsa, nga MF bëjnë me dije se punëdhënësit qoftë të sektorit privat apo publik, nëse nuk e përmbushin këtë obligim ligjor, atëherë ata obligohen të paguajnë kontribute mujore në lartësi të shumës së pagës minimale.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar për të krijuar qasje të barabartë në tregun e punës për të gjitha kategoritë shoqërore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Publikuar nga Ministria e Financave

Njashtu, bëhet e ditur se kontributet mujore mund të paguhen në Thesar me të dhënat që shihni në foto.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika