Punët ishin lënë në gjysmë nga komunat, ministri Krasniqi fillon inspektimin

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka filluar të inspektojë punimet në të gjitha projektet që ministria e tij i ka financuar komunave të Kosovës. Pasi që vetëm 10.2 për qind e tyre janë implementuar deri me tani ai thotë se kjo duhet të ndryshojë dhe Kryetarët e Komunave duhet të rrisin presionin tek operatorët ekonomik

Ilustrim





Vetëm 10.2 për qind të projekteve që ka financuar Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal për komunat, janë zbatuar deri tani.

E kjo shifër është shqetësuese edhe për të parin e kësaj Ministrie, Elbert Krasniqi, i cili ka kërkuar më shumë angazhim nga kryetarët e komunave për implementimin e tyre.

“Është rreth 10.2% implementimi i projekteve në nivelin komunal, referohem këtu tek projektet që i financon MAPL, pra janë rreth 65 projekte të cilat rrezikojnë që të mos implementohen për shkak të mos efikasitetit të punës nga operatorët ekonomik në nivel lokal”, ka deklaruar ai.

Madje, Krasniqi ka filluar që të vizitojë gjitha vendpunimet për të parë se ku kanë ngecur punët.

“Jam vazhdimisht në terren ku po takoj kryetarë të komuna, kemi parë që ka një ngecje dhe implementimin shumë të ngadalshme mirëpo kjo mund të ndyrshojë nëse kryetarët e komunave kërkojnë nga operatorët ekonomik të përmbushin obligimet kontraktuale”, ka vijuar Krasniqi.

Ndërkohë, nga Organizata Iniciativa në Progres, thonë së një problematikë tjetër në këtë rrafsh është edhe anulimi i tenderëve nga operatorët ekonomik.

“Anulimi i tenderëve mundet me qenë si rezultat është edhe ngritja e çmimeve, në aspektin jurido penale është në rregull për shkak që nuk mundet me përballu koston dhe janë të detyruar që t’i shkëpusin kontratat e prokurimit, në anën tjetër është një keqplanifikim dhe pasojat e tjera mund të shfaqen në kërkesat e qytetarëve”, ka thënë Valmir Ilazi nga INPO.

Përveç mosiplementimit të projekteve të MAPL-së, sipas Institutit GAP, komunat nuk po përmbushin as premtimet zgjedhore të tyre.

“1816 premtime që kryetarët e komunave kanë bërë në fushatat e kaluara të tyre zgjedhore, 167 premtime të përmbushura, ndërsas gjysmë të përmbushura janë 133 premtime”, ka thënë Bekim Salihu nga Instituti GAP.

Gjatë së shtunës në komunën e Pejës, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me Ministrin e Financave dhe atë të MAPL-së, kanë zhvilluar një takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, e që një takim i tillë do të ndodhë prapë deri në fund të këtij viti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika