Punëtorët e KEK-ut mbajnë protestë

FOTO:EO

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK ka mbajtur protestë paqësore kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” të këtij Departamenti, pagat e ulëta dhe kushtet e rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Protesta filloi në orën 10:00, protestuesit u grumbulluan në një hapësirë paralele me bustin e “Zahir Pajazitit”, dhe vazhduan pastaj te zyra e KEK-ut.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, tha se kërkesa e tyre është që vendimi për tenderim të shfuqizohet.

“Sot jemi këtu edhe njëherë t’u tregojmë Korporatës Energjetike të Kosovës, sepse ky departament nuk është privatizuar, por është huazuar, dhe sot e 20 vite tenderohet në mënyrë të paligjshme edhe sot është duke u tenderuar në mënyrë të paligjshme. Kohëve të fundit kemi edhe një raport të auditorit të brendshëm, ku tregon që nuk është në përputhje me kontratën, prandaj ne po dyshojmë se këtu ka hile dhe ka korrupsion, dhe kjo është arsyeja ajo cila tenderohet, edhe tashti e tutje ju bëjmë thirrje menaxhmentit të KEK-ut që ky departament i huazuar t’i kthehet KEK-ut aty ku e ka pasë vendin”, tha Llumnica, shkruan EO.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika