Punëtorët e sektorit privat fillojnë aplikimin për 100 euro

Është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat, për të përfituar nga 100 euro nga qeveria e Kosovës. Punëtorët e konsiderojnë si ndihmë këtë, por shtojnë se megjithatë nuk e rregullon problemin në përgjithësi, pas rritjes së çmimeve. Ekonomistët nuk e shohin si efektive shpërndarjen e kësaj ndihme nga shteti

Ilustrim

Rreth 300 mijë punëtorë të sektorit privat në Kosovë do të kenë mundësi që nga e enjtja të nisin aplikimin për masën e pakos emergjente, për ndihmën prej 100 eurosh. Disa nga ata që pritet të përfitojnë, kanë thënë për televizionin se e mirëpresin këtë ndihmë, në kohën e krizës ekonomike, por që nuk është zgjidhje afatgjate.

“S’pretendoj që të ankohem, por ky është mungesë e rregullimit të përhershëm të këtij problemi”, ka thënë qytetarja Hatixhe Ramosaj.

Ndërsa Naim Kurti ka deklaruar se ‘’Është shumë mirë, mendoj që ka bërë mirë qeveria me një ndihmë kaq të vogël”, kurse Gentian Qehaja, i pyetur nga RTV Dukagjini ka thënë se një veprim i tillë është shumë i mirë dhe se, ‘’na ndihmon”.

Aplikimi për të përfituar nga kjo masë, bëhet nga një link, që u bë publik nga ana e Ministrisë së Financave.

Por, nga Oda e Afarizmit thonë se kjo shumë për punëtorët është dashur të jetë në formë të bonove, me të cilët mund të blinin vetëm produkte vendore.

“OAK ka përshëndetur vendimin e qeverisë për ndarjen e mjeteve prej 100 eurove, për punëtorët e sektorit privat, duke marrë parasysh që ekziston një numër i madh i punëtorëve në sektorin privat, ndikimi i kësaj shume mund të jetë i madh, por kemi kërkuar që kjo vlerë të jetë në formë të bonove, në mënyrë që e njëjta vlerë të përdoret për blerjen e produkteve vendore”, ka thënë Gramoz Zekaj, Oda e Afarizmit të Kosovës.

Kjo masë nuk është shumë efektive konsideron ekonomistit Naim Huruglica.

“Kjo shumë nuk zgjidh probleme, mund të ndihmojë për një kohë. Dhënie e ndihmave të tilla, në një aspekt e rëndon edhe buxhetin sepse në një formë pasi ato 100 milionë euro janë marrë nga buxheti i Kosovës, të cilat kanë mundur të alokohen në investime kapitale, ku kish pasur efekt shumë vjeçar.

Sipas Ministrisë së Financave, aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 maj 2022.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika