Punëtorët e sektorit publik fillojnë ditën me grevë njëorëshe

Punëtorët e sektorit publik e kanë filluar ditën me grevë njëorëshe si shprehje e pakënaqësive të tyre në lidhje me mosmiratimin e ligjit të pagave si dhe kërkesave të tjera

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), mësimdhënësit do ta fillojnë ditën me grevë njëorëshe.

SBASHK-u ka bërë të ditur se të gjitha institucionet arsimore do të jenë në grevë një orëshe të enjten, duke filluar nga  çerdhet të cilat do të jenë në grevë nga ora 06:30-7:30, ndërsa shkollat fillore varësisht nga ndërrimet, ora e parë do të jetë grevë, kurse universitetet nga ora 10:00-11:00.

Ata kanë kërkuar nga 100 euro shtesë në pagat e tyre derisa të miratohet Ligji i Pagave në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kukturës, Rrahman Jasharaj

Kryetari i rizgjedhur i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se greva e së enjtes është vetëm paralajmërim i një proteste gjithëpërfshirëse të sektorit publik që sipas tij do të mbahet me 20 maj të këtij viti, gjithnjë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Duke e parë që nuk ka pas asnjë lëvizje konkrete, asnjë takim konkret, asnjë veprim i duhur i Qeverisë, këshilli drejtues (i SBASHK-ut) aprovoi vendimin edhe një herë të Kongresit dhe vendosi që më 12 maj të jetë një grevë paralajmëruese njëorëshe në terë sistemin arsimor. Por, në këtë grevën njëorëshe kemi informacione se do të jenë edhe sektorët e tjerë dhe sindikatat që janë pjesë e BSPK-së. Ndërsa sa i takon sektorit të arsimit, ne e kemi bërë edhe planin, orarin”, ka thënë Jasharaj.

Grevë njëorëshe, ka paralajmëruar edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)

Në njoftimin e tyre thuhet se ky veprim po bëhet pa dëshirën e tyre, por që, janë të detyruar si pasojë e mospërfilljes së kërkesave të tyre nga ana eekzekutivit.

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së

BSPK-ja pret që të ketë dialog të mirëfilltë me institucionet qeverisëse të vendit, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e sindikalistëve.

Kërkesat e BSPK-së, janë:

  1. Rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës deri sa të përmbushen kërkesat e mëposhtme.
  2. Miratimi i Ligjit të Pagave.
  3. Rritja e rrogës minimale
  4. Fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika