Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët teknikë në shkolla të Prishtinës do të nisin grevën nga e hëna, duke vendosur që të mos kthehen në punë me pagat aktuale

Foto ilustrim

Jusuf Azemi, përfaqësues i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, ka bërë të ditur se shumë shkolla në Prishtinë do të përballen me mungesën e shërbimeve nga punëtorët teknikë nga e hëna, pasi ata kanë vendosur të hyjnë në grevë për të kërkuar rritje të pagave.

Sipas tij, nëse greva nuk sjell sukses brenda javës së ardhshme, ata kanë njoftuar se do të kërkojnë nga komuna të gjejnë punëtorë të tjerë, pasi ata nuk janë të gatshëm të rikthehen në punë me pagën aktuale.

“Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknikë, pasi ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Këta punëtorë kanë marrë vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme, ftojnë komunën që të gjejnë punëtorë tjerë, sepse këta më nuk duan t’i kthehen punës me këto paga, vendim i të gjithë punëtorëve në mënyrë unanime. Ja një mostër e njërës prej punëtorëve të një shkolle në Prishtinë”, ka njoftuar Azemi në Facebeook.

Azemi ka publikuar letrën e vendimit për grevë nga punëtorët e shkollës së mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, të cilët e kanë nënshkruar duke thënë se nga 5 shkurti 2024 do të hynë në grevë.

“Punëtorët e sektorit privat do të hynë në grevë për arsyen e pagave të vogla, të cilat janë vetëm 250 euro, kurse kolegët e punës sektorit publik 390 euro. Mendojmë se është një diferencë e madhe të njëjtën punë e kryejnë këtu, kjo është pakënaqësia e punëtorëve, pagat e ulëta”, thuhet në letrën e tyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika