Punëtorja e KEDS-it gjendet pa shenja jete në vendin e punës në Gjilan

Një punëtore e KEDS-it është gjetur pa shenja jete në vendin e punës në Gjilan, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani

Ilustrim





Një punëtore e KEDS-it (63 vjeçare), është gjetur pa shenja jete në vendin e punës, në Gjilan, të martën e katër tetorit.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Më katër tetor, 2022, rreth orës 10:32, nga Emergjenca Rajonale në Gjilan jemi njoftuar se është sjellë një person i gjinisë femërore shqiptare-kosovare, e moshës 63 vjeçe pa shenja jete. E njëjta është punëtore e KEDS-it dhe ka qenë në vendin e punës, është gjetur në zyrë pa shenja jete”, ka thënë Hashani.

Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante.

“Mjeku ka konstatuar për vdekje të natyrshme”, shtoi Hashani.

Sipas tij, prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika