Punonjësit shëndetësorë në Angli kishin mendim vetëvrasjen gjatë pandemisë

Sipas një studimi të udhëhequr nga Universiteti i Bristolit, thuhet që një nga 10 punonjës shëndetësorë në Angli kanë menduar për vetëvrasje gjatë kohës së Covid-19

Hulumtimi i udhëhequr nga Universiteti i Bristonit ka analizuar dy anketa të kryera në Angli. Anketa e parë është kryer në mes të prillit 2020, ku u morën 12,514 punonjës, kurse e dyta është kryer nga tetori 2020 deri në gusht të 2021, dhe anketa u krye me 7,160 punonjës.

Sondazhi i parë thotë se 10.8% e punëtorëve raportuan se kishin mendime për vetëvrasje në dy muajt e mëparshëm, ndërsa 2.1% tentuan të vrisnin jetën në të njëjtën periudhë. Rreth 11.3% e punëtorëve që nuk raportuan mendime për vetëvrasje në sondazhin e parë i raportuan ato gjashtë muaj më vonë, me 3.9% – rreth një në 25 punonjës, duke thënë se kishin tentuar të vetëvriteshin për herë të parë.

Sipas shumicës së përgjigjeve nga punonjësit shëndetësorë në Angli, mungesa e besimit në ngritjen e shqetësimeve të sigurisë, ndjenja e pambështetur nga menaxherët dhe detyrimi për të ofruar një standard më të ulët kujdesi, ishin ato të cilat ngrinin shqetësimet te stafi.

Sipas përditësimeve të fundit, momentalisht janë 1.6 milion raste të reja me Covid-19 dhe 7100 raste të vdekjeve, sipas statistikave në 28 ditët e fundit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika