Puntorët e KEK-ut në grevë njëorëshe

Gjatë kësaj të hëne, punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po mbajnë grevë njëorëshe lidhur më kërkesën për ngritjen e pagave

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po mbajnë grevë njëorëshe.

Në njoftimin e Sindikatës së Re, Korporata Energjetike e Kosovës, bëhet e ditur se greva mbahet lidhur më kërkesën për ngritjen e pagave.

Greva e paralajmëruar për sot (e hënë) parashihet të zgjatë një orë, prej 7:00 në mëngjes deri në ora 8:00.

“KEK në vazhdimësi ka shqyrtuar kërkesat dhe shqetësimet e punonjësve lidhur me pagat në ndërmarrje, dhe gjithnjë do të jetë i hapur për dialog me punëtorët dhe sindikatat”, thuhet në njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në njoftimin e tyre thuhet se paga mesatare në KEK Sh.a është mbi pagën mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë, dhe se të gjithë punonjësit e KEK-ut përfitojnë nga sigurimi shëndetësor, transporti, pagesa shtesë për përvojën e punës, si dhe pagesa për shujta.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika