Puntorët e “Tesla” flejnë në dysheme

Kompania "Tesla" në Shangai, Kinë ka ndërprerë prodhimin për shkak të koronavirusit. Gjatë kësaj periudhe, kompania po punon për të rifilluar punën. Puntorët po detyrohen të flejnë brenda objektit për shkak të masave të bllokimit nga vendi.

Kompania e Elon Musk, “Tesla” ka ndërprerë prodhimin e saj në Shangai, Kinë për shkak të koronavirusit. Gjatë kësa kohe, kjo kompani po detyron puntorët të flejnë në dysheme derisa të filloj riprodhimin.

Kompania “Tesla” po siguron çanta gjumi dhe dyshekë për stafin, pasi që po detyrohen të jetojnë në fabrikë për shkak të masave të bllokimit të vendosura nga shteti. Për ata që do të kthehen në fabrikë, kompania “Tesla” parashtroi udhëzime që përfshijnë tre teste të COVID-it në ditë, kontrollimi i temperatures dy herë në ditë dhe larja e duarve katër herë në ditë.

Kompania “Tesla” në Shangai, Kinë

Nga ana tjetër zyrtarët në Shangai kanë sygjeruar kompanitë të rifillojnë prodhimin.

Më shumë se 600 firma kanë rifilluar operimet. Stafi i Tesla-s pajiset me tre vakte dhe do t’i jepet një kompensim prej 48 funte në ditë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika