Puntorët teknikë të shkollës “Ismail Qemali” në grevë

Burime brenda shkollës fillore "Ismail Qemali" në kryeqytet kanë bërë të ditur se punëtorët teknikë kanë filluar një grevë, mirëpo arsyet nuk dihen ende

Puntorët teknik të shkollës “Ismail Qemajli” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, kanë nisur një grevë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e kanë konfirmuar burime brenda shkollës.

Arsyet e grevës ende nuk dihen.

Portali Dukagjini ka provuar të kontaktoj edhe me drejtoreshën komunale të arsimit, Besianë Musmurati, por e njëjta nuk është përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli.

Para pak ditësh, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, kishte publikuar një email, të cilin u kishte dërguar Drejtoria e Arsimit, përkatësisht menaxheri i kontratës, Arber Gashi, ku thuhej se paga bruto për “punëtorët teknikë në kontratën e radhës  do të jetë 300 euro”.

Për më tepër në këtë email, ku janë në CC edhe kryetari Përparim Rama dhe nënkryetarja Donjeta Sahatçiu thuhet se “… ashtu siç jemi dakorduar do të bashkëpunojmë me cilindo operator ekonomik që do të përzgjedhet me procedure të prokurimit që të angazhoj punetoret teknik aktual, gje qe e cila eshte ne vullnetin e operatorit.”

“Ju njoftoj qe nese nuk ofrohen shërbimet e mirembajtjes sipas kontrates me kompanine Krasniqi, si komune detyrohemi qe te mos bejme pagesen e faturave per operatorin ekonomik”.

Nuk dihen shkaqet e sakta të hyrjes në grevë të punëtorëve teknik në shkollën e SHFMU “Ismail Qemaili” se a bëhet fjalë për pagat apo për transferin e tyre në kuadër të ndonjë operatori ekonomik.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika