Pupovci: MAShTI këtë vit të ri shkollor t’i furnizojë nxënësit me libra në shkolla

Dukagjin Popovci, zv-ministër i arsimit, i ftuar në Debat Plus

Ish-zv.ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, vlerëson se subvencionimi nga MAShTI për blerjen e librave vitin e kaluar s’ka qenë vendim i duhur.

Sipas tij, kjo metodë është keqpërdorur nga disa prindër.

“Subvencionimi ka bërë që të marrin më shumë mjete se sa ju nevojiten për libra, pasi janë subvencionuar edhe materialet mësimore, nuk ka pasur ndonjë siguri që disa kategori ato mjete do t’i shfrytëzojnë për blerjen e librave”, ka thënë ai.

Pupovci thotë se metodat e vjetra duhet të përdoren për pajisjen e nxënësve me libra.

“Librat duhet të shkojnë në shkolla e pastaj ti shpërndajnë mësimdhënësit. Nëse shkojnë me metodën e subvencionimit mund të ndodh vonesat dhe mjetet mund të përdorën për çështje të tjera”, deklaroi ai.

Ish-zv.ministri i Arsimit thotë se këtë vit po flitet që mënyra e subvencionimit nuk do të jetë.

“Nga ajo që është parë që nga shkollat është kërkuar që të përcaktohen për librat që do t’i shfrytëzojnë gjatë vitit shkollor po sugjerohet që ato libra do të dërgohen drejt në shkolla e jo përveç subvencionimit”, tha Pupovci. /Frontonline

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika