Pupovci: Sistemi i vlerësimit të mësimdhënësve do të pësojë ndryshime

Sipas Ministrisë së Arsimit, deri në fund të vitit, do të këtë një sistem tjetër të vlerësimit të performacës e i cili do të jetë më i zbatueshëm. Nga ana tjetër, do të mundësojë edhe licensimin në atë formë që licensat të lidhen edhe me pagat e tyre

Dukagjin Pupovci, Zëvendësministër i Arsimit

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Puovci, ka folur për vlerësimin e mësimdhënësve të Kosovës. Ai ka thënë se vlerësimi për mësimdhënësit duhet të ndryshohet dhe të rregullohet nëpërmjet ligjit në fuqi, sepse sipas tij ligji aktual ka shumë mangësi.

Tutje, zëvendësministri i Arsimit, Pupovci, ka shtuar se “sistemi aktual i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve nuk është efektiv, sepse bëhet vetëm një herë në pesë vjet dhe bëhet nga ana e inspektoratit të arsimit, i cili thjesht nuk ka kapacitet që ta bëjë një vlerësim të tillë për 23 mijë mësimdhënës, sa janë afërsisht në Kosovë”.

Por për këtë çështje edhe njohës të arsimit po pajtohen më qëndrimin e Popovcit.

Një ndër ta është edhe Rinor Qehaja, nga Instituti “ Edguard” i cili për Radio Kosovën ka thënë se duhet të bëhet rikonstruktimit i sistemit të vlerësimit.

“Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve me legjislacionin në fuqi lë shumë për të dëshiruar dhe ka shumë pikëpyetje. Kështu që, një ristrukturim i të njëjtit është i domosdoshëm, në mënyrë që të sigurohemi që mësimdhënësit të kenë një vlerësim të vazhdueshëm të performancës”.

“Pra, jo vlerësim një herë në pesë vjet, jo vlerësim nga drejtori ose inspektori, me paralajmërime që nuk janë valide dhe të besueshme. E rëndësishme është që mësimdhënësit nga vlerësimi i performancës të kuptojnë se ku çalojnë, ku kanë ngecje dhe t’u ofrohet përkrahje institucionale që t’i korrigjojnë ato. Pra, ky duhet të jetë qëllimi i vlerësimit të performancës”, ka thënë Qehaja për Radio Kosova.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika