Pupovci: Të gjithë fëmijët duhet të shkollohen, udhëzimin administrativ nuk kemi plan ta rishikojmë

Dukagjin Pupovci, Zëvendësministër i Arsimit

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për media, ka thënë se si ministri nuk e kanë në plan ta rishikojnë udhëzimin administrativ që e ndalon uniformën fetare në shkollat fillore e të mesme.

Pupovci, është shprehur se nuk dihet saktë se çfarë konsiderohet uniformë fetare dhe se kjo sipas tij është më shumë çështje interpretimi.

Përkundër, kësaj ai ka deklaruar se çdo fëmije duhet t’i mundësohet vijimi në shkollë.

“Është çështje interpretimi i asaj që ne e konsiderojmë si uniformë fetare, tani është një pikëpamje e madhe se në çfarë mase shamia është uniformë fetare, por një gjë e kemi qëndrim kategorik se të gjithë fëmijëve duhet t’u mundësohet shkuarja në shkollë, dhe këtë jemi duke e vepruar”, ka deklaruar Pupovci.

Ilustrim: Mbulesa

Pupovci ka thënë se duhet të respektohet laiciteti i shkollave në Kosovë, porse sipas tij duhet të respektohen edhe të drejtat e fëmijëve për shkollim.

“Mirëpo nga ana tjetër, ne nuk dëshirojmë që të dërgojmë mesazhe të gabuara në opinion sepse shkolla jonë nuk është laike sepse shkolla e Kosovës është shkollë laike dhe duhet të respektohet, mirëpo duhet që të respektohen të drejtat e të gjithë fëmijëve që të vijojnë shkollimin dhe po veprohet në atë drejtim”, ka thënë ai.

Tutje, Zëvendësministri i Arsimit, ka njoftuar se janë shpallur rezultatet preliminare për tekstet shkollore të klasave të katërta dhe të nënta.

Ai ka bërë të ditur se në proces të vlerësimit ishin 77 dorëshkrime të gjuhës shqipe, 3 në gjuhën turke dhe 5 në gjuhën boshnjake.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika