Pupovci flet rreth Testit të Maturës dhe ekskursioneve

Testi i Maturës në Kosovë, do të mbahet më 18 qershor dhe do t’i nënshtrohen rreth 24 mijë maturantë, ndërsa organizimi i ekskursioneve në Kosovë nuk do të ndalohet

Dukagjin Pupovci, gjatë konferecës për media. 6 maj 2022

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka bërë të ditur se testi i maturës shtetërore këtë vit do të mbahet më 18 qershor, e të cilit do t’i nënshtrohen rreth 24 mijë maturantë.

Zëvendësministri Pupovci, gjatë konferencës për media duke folur rreth Testit të Maturës ka thënë se, testi do të organizohet brenda një dite sikurse viteve të kaluara.

Sipas Pupovcit, në Kosovë nuk ka ndalesa për organizimin e ekskursioneve. Ai ka thënë se vendimi i qeverisë i datës 30 prill për lehtësimin e masave anti-Covid, mundëson edhe organizmin e shëtitjeve me autobusë me kapacitet të plota.

Nxënësit e tri shkollave të mesme në Podujevë, kanë protestuar të premten me kërkesën për lejimin e ekskursionit në Shqipëri. Por, Pupovci ka thënë se nuk e di arsyen e protestës në Podujevë, por ka shtuar se një muaj më parë ministria u ka bërë të ditur drejtorive komunale, lejimin e organizmit të ekskursioneve.

“Prej vendimit të qeverisë i cili është marrë në mars, ekskursionet lejohen, të ato masat e COVID-it, është heq ndalesa për ekskursione dasma, fejesa, evente të tjera, ajo ndalesë është hequr, kjo është konfirmuar edhe me vendimin e fundit të qeverisë të datës 30 prill, edhe aty shkruan që ekskursionet lejohen, është çështje e shkollës nëse do t’i organizojë dhe ku do t’i organizojë, ndalesë për ekskursione në Kosovë nuk ka”, ka thënë Pupovci, transmeton PortaliD.

Ndërsa, në lidhje me testin PISA i cili ka filluar të enjten, Pupovci ka thënë se do të vazhdojë deri më 20 maj, dhe se nga ai testim presin rezultate të sakta.

Ai bëri të ditur se janë caktuar qendrat e testimit që do të ndjekin 238 shkolla me 7 mijë nxënës të lindur gjatë vitit 2006.

Në PISA studentët testohen në fushën e matematikës, leximit dhe shkencës, ndërsa këtë vit fokusi është te lënda e matematikës.

Ndër të tjera, zëvendësministri i Arsimit përmendi uljen e numrit të nxënësve në sektorin publik për shkak të zhvendosjes dhe transferimit të nxënësve në shkollat ​​e sektorit privat.

“Transferimi i një numri nxënësish në shkollat ​​e sektorit privat ka shkaktuar një tepricë prej rreth 2 mijë mësuesish në sistemin arsimor, por dua t’ju siguroj se për këta mësues janë parashikuar pagat për vitin 2023 dhe ne në bashkëpunim me bashkitë do të bëjmë  përpjekjet për ta shfrytëzuar këtë tepricë për një të mirë më të organizuar brenda shkollave”, ka thënë ai.

Sipas tij, këta mësimdhënës do të angazhohen për shërbime shtesë nëpër shkolla, të cilat deri më tani nuk janë realizuar për shkak të mungesës së financave.

Popovci, gjithashtu, ka deklaruar se në vitin 2023 parashihet të angazhohen edhe 300 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ndërkaq, viti 2022 do të jetë hera e tretë që Kosova do t’i  nënshtrohet testit për vlerësim ndërkombëtar të nxënësve, i njohur si PISA.

Kosova sërish pjesë e vlerësimit në testin PISA

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika