Pushojnë hetimet ndaj Halil Çadrakut, Koci: Zhvillim i rëndësishëm për të gjitha proceset në Hagë

Pas një hetimi të gjatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka pushuar hetimet ndaj Halil Çadraku, kështu ka njoftuar avokati Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se pas një hetimi të gjatë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, hetimet ndaj Halil Çadrakut janë pushuar.

Avokati Koci, udhëheqës i ekipit mbrojtës, ka theksuar se ky vendim është i mirëpritur për klientin dhe familjen e tij.

“Ky vendim është një zhvillim i rëndësishëm dhe i mirëpritur, jo vetëm për z. Çadraku dhe familjen e tij, por edhe për të gjitha proceset e tjera që po zhvillohen në Hagë. Pushimi i hetimeve pasqyron një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të fakteve dhe rrethanave të rastit. Ekipi ynë mbrojtës ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet relevante gjatë gjithë procesit dhe ka qenë i bindur për pafajësinë e klientit tonë”, ka shkruar Koci në Facebook.

Koci ka theksuar se ky hap të shërbejë si shembull për respektimin e të drejtave dhe zbatimin e drejtësisë.

Avokati  Koci, ka përfaqësuar dëshmitarin Halil Çadraku në Hagë, në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ai të enjten ka thënë se ka përshtypjen që të mërkurën nuk është lejuar që ta kryejë detyrën e tij si duhet.

Ai ka theksuar se në kohën kur u mor në pyetje klienti i tij nga gjyqtari Guénaël Mettraux, ai si avokat e kishte ngritur dorën disa herë por që thjesht është injoruar.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika