Pushteti s’i ndal kritikat, Haxhiu me videomesazh: Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur kritika ndaj Prokurorisë Speciale. Ajo e ka bërë këtë me anë të një videoje të publikuar në Facebook

Pushteti si ndal kritikat, Haxhiu me videomesazh: Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?

Prokuroria e Shtetit, gjatë ditëve të fundit ka qenë cak i kritikave të ashpra të partisë në pushtet, LVV-së, dhe akterëve të saj. Pas, ministres së MINT-it, Rozeta Hajdarit, ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, një videomesazh me kritika ndaj Prokurorisë ka bërë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përmes një video në Facebook, e para e Drejtësisë ka thënë se auditori i brendshëm i Ministrisë së Drejtësisë ka gjetur keqpërdorim në dhënien e një prone në Komunën e Vushtrrisë të një person fizik. Sipas saj, kjo pronë i takon ministrisë që udhëheqë, por që i është dhënë për 10 vite në shfrytëzim një personi fizik nga ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-drejtori i burgjeve.

“Sapo e kuptuam nga auditori i ministrisë së Drejtësisë që ta auditoj procesin se si është dhënë prona publike në shfrytëzim te një person fizik, nga të gjeturat e auditorit kemi gjetur se kontrata është lidhur pa asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore mes personit fizik dhe ish-zyrtarëve”, ka thënë Haxhiu.

Gjithashtu, përfund ajo ka shtuar një pyetje se “Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika