Putin dhe Xi pritet të flasin për luftën në Ukrainë

Presidenti kinez, Xi Jinping, pritet që gjatë kësaj jave të takohet me presidentin e usisë, Vladimir Putin. Të dy liderët botërorë do të takohen në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

Presidenti rus Vladimir Putin në një takim me presidentin kinez Xi Jinping Foto: Reuters

Presidenti kinez, Xi Jinping, do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Azinë Qendrore, pas më shumë se dy vjet.

Qyteti Samarkand i Uzbekistanit do të jetë vendtakimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin me të parin e Kinës.

Të dy liderët botërorë do të takohen në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Siç raporton BBC-ja, temë diskutimi gjatë takimit do të jetë lufta në Ukrainë dhe “tema të tjera ndërkombëtare dhe rajonale” në takimin e tyre më vonë këtë javë.

Të dy do të takohen në Uzbekistan në një samit që pritet të tregojë një “alternativë” ndaj botës perëndimore, thotë Kremlini.

Xi po bën udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit që nga fillimi i pandemisë. Ai fillon udhëtimin e tij tre-ditor në Kazakistan të mërkurën.

Më pas ai do të takohet me Putin të enjten në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand, i cili do të zhvillohet nga 15-16 shtator.

Putin do të takohet gjithashtu me liderë të tjerë, përfshirë ata të Indisë, Pakistanit, Turqisë dhe Iranit – por takimi i tij me udhëheqësin e Kinës “është i një rëndësie të veçantë”, tha zëdhënësi i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.

Kina dhe Rusia kanë kërkuar prej kohësh të pozicionojnë SCO-në, të themeluar në vitin 2001 me katër ish-kombe të Azisë Qendrore sovjetike, si një alternativë ndaj grupeve shumëpalëshe perëndimore.

Ndërkohë, Xi u largua për herë të fundit nga Kina në janar të vitit 2020 për të vizituar Myanmarin – vetëm disa ditë para se të hynte në fuqi bllokimi i parë në Wuhan.

Kina nuk është pjesë e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë dhe tregtia mes dy vendeve ka vazhduar të rritet.

Importet indiane dhe kineze të naftës ruse janë rritur që nga pushtimi i Ukrainës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika