Putin do të aneksojë katër territore ukrainase në ceremoninë e Kremlinit

Rusia do të organizojë një ceremoni në Kremlin për të shpallur sundimin e saj në disa zona të Ukrainës. Aneksimi i Rusisë i zonave të Donetskut, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia është dënuar në Perëndim dhe më gjerë

Vladimir Putin, president i Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin do të organizojë një ceremoni në një sallë të zbukuruar të Kremlinit për të shpallur sundimin e Rusisë mbi rreth 15% të Ukrainës, aneksimi më i madh në Evropë që nga epoka naziste.

Shpallja do të pasohet nga një koncert festiv pop jashtë mureve të Kremlinit në Sheshin e Kuq.

Aneksimi i Rusisë i zonave të Donetskut, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia është dënuar në Perëndim dhe më gjerë.

Shefi i OKB-së Antonio Guterres e ka quajtur atë si një “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe një shkelje të kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të enjten e 29 shtatorit ka thënë që duhet ta ndalojnë Putinin i cili më shumë do luftën se jetën, raporton euronews.

“Ajo mund të ndalet ende. Por për ta ndaluar atë, ne duhet të ndalojmë atë person në Rusi që do luftë më shumë se jetën. Jetët tuaja, qytetarë të Rusisë”, ka shtuar Zelensky.

Rusia për disa javë me radhë ka pësuar disfatë nga forcat ukrainase në fushëbetejë të cilët u rrëzuan nga pozicionet e tyre në verilindje të Ukrainës.

Ndryshe Putin kishte urdhëruar thirrjen e qindra mijëra rezervistëve rusë, lëvizje e cila ka bërë që dhjetëra mijëra burra rusë të ikin përtej kufijve për t’i shpëtuar dërgimit në luftë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika