“Putin e njoftoi botën se Evropa mund të marrë gazin natyror të saj nga Turqia”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka njoftuar se Evropa do të ketë mundësi të furnizohet me gaz natyror rus nga vendi tij

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në Kremlin më 5 mars të vitit 2020. (Photo by Pavel Golovkin / POOL / AFP)

 





Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ku kanë rënë dakord që Turqia të bëhet qendër e gazit natyror.

Sipas të parit të Turqisë, Evropa do të ketë mundësi të furnizohet me gaz natyror rus nga vendi tij.

“Dhe, me fjalët e tij, Putin e njoftoi botën se Evropa mund të marrë gazin natyror të saj nga Turqia”, ka thënë Erdogan.

“Turqia do të jetë një qendër edhe për gazin natyror. Në takimin tonë të fundit, ne ramë dakord me Putinin për këtë çështje. Ne do të formojmë një qendër këtu me gazin turk që vjen nga Rusia”, ka thënë presidenti.

Por, sipas Erdogan, vendi i tij nuk është duke u përballur me problemet që janë duke u përballur shtetet Perëndimore, pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Presidenti turk tha se shqetësimet në vendet perëndimore po rriten mes krizave energjetike. Ai ka shtuar se Turqia “nuk ka një problem të tillë”, raporton Anadolu Agency (AA) transmeton Portali Dukagjini.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika