Putin nënshkruan ligjin për pezullimin e pjesëmarrjes në traktatin bërthamor

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin që pezullon pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin për armët bërthamore me Shtetet e Bashkuara, New START

Presidenti i Rusisë, Vlademir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin që pezullon pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin për armët bërthamore me Shtetet e Bashkuara, New START.

Rreth kësaj çështjeje, Putin kishte njoftuar për pezullimin e pjesëmarrjes nga ky traktat gjatë fjalimit drejtuar kombit të mbajtur më 21 shkurt. Në këtë fjalim, Putin ka thënë se Rusia nuk po tërhiqej nga marrëveshja.

Megjithatë, ai vazhdimisht më herët ka paralajmëruar se nëse i jepet fund marrëveshjes – që skadon më 2026 – kjo do të mund të çonte në një garë të re të armëve bërthamore.

Rusia dëshiron që të vazhdojë të respektojë kufijt maksimalë të rregulluara me këtë traktat, sa i përket armëve bërthamore.

Traktati New START është marrëveshja e vetme e madhe e kontrollit të armëve midis ShBA-së dhe Rusisë.

Ky traktat kufizon arsenalin bërthamor të dy shteteve në 800 sisteme dhe 1 mijë e 550 koka bërthamore operacionale për secilin shtet. Po ashtu, traktati inkurajon Uashingtonin dhe Moskën që të ndajnë informacione lidhur me arsenalet e tyre strategjike bërthamore dhe të realizojnë 18 vizita në ndërtesat bërthamore për çdo vit. REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika