Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një projektligj që revokon ratifikimin nga Rusia të një ndalimi global të testeve bërthamore.
Putin ka thënë se anulimi i ratifikimit të Traktatit të Ndalimit Gjithëpërfshirës të Testeve Bërthamore, i njohur gjithashtu si CTBT, “do të pasqyrojë” qëndrimin e marrë nga ShBA-ja, e cila ka nënshkruar por nuk e ka ratifikuar ndalimin e testeve bërthamore.
Të dy dhomat e parlamentit rus kanë votuar muajin e kaluar për të revokuar ratifikimin e projektligjit nga Rusia.
CTBT, i miratuar në 1996, ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore kudo në botë, por traktati nuk u zbatua kurrë plotësisht, raporton Euronews, përcjell Dukagjini.
Përveç SHBA-së, ajo ende nuk është ratifikuar nga Kina, India, Pakistani, Koreja e Veriut, Izraeli, Irani dhe Egjipti. Ka shqetësime të përhapura se Rusia mund të rifillojë testet bërthamore në përpjekje për të dekurajuar Perëndimin nga vazhdimi i ofrimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.
Putin ka vënë në dukje se disa ekspertë argumentojnë për domosdoshmërinë e kryerjes së testeve bërthamore, por tha se ai nuk kishte formuar një opinion për këtë çështje.