Putin ‘pajtohet’ të dërgojë ekipin e inspektimit të IAEA në centralin bërthamor të Ukrainës

Në një bisedë telefonike mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimir Putin të premten e 19 gushtit, presidenti rus ka rënë dakord që misioni të kalojë përmes Ukrainës dhe jo Rusisë, gjë të cilën e ka dëshiruar Kievi dhe partnerët e tij perëndimorë

Ilustrim

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord që të dërgojnë një ekip nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), për të inspektuar centralin bërthamor të Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia në Ukrainë, ka njoftuar zyra presidenciale franceze.

Në një bisedë telefonike mes dy liderëve të premten e 19 gushtit, Putin ka rënë dakord që misioni të kalonte përmes Ukrainës dhe jo Rusisë, gjë që dëshiron Kievi dhe partnerët e tij perëndimorë.

Të dy liderët janë dakorduar gjithashtu të kishin diskutime përpara vendosjes së një misioni inspektimi, raporton euronews.

Thirrja e Macron drejtuar homologut të tij rus është justifikuar për shkak të rrezikut serioz të sigurisë për centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia, i cili është subjekt i aktivitetit luftarak, ka thënë një zyrtar në presidencën franceze në një konferencë.

Macron, i cili e ka telefonuar për herë të fundit Putinin në maj, është kritikuar ashpër në të kaluarën për vazhdimin e bisedimeve diplomatike me liderin rus pavarësisht vendimit të tij për të pushtuar Ukrainën.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika