Putin paralajmëron vendet perëndimore të mos furnizojnë Ukrainën me armë

Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi se Rusia ka të drejtë të përdorë armët e saj kundër objekteve ushtarake të vendeve perëndimore që furnizojnë Ukrainën me armë, duke theksuar se do të ketë gjithmonë një përgjigje ndaj veprimeve të tilla dhe duke pretenduar se Perëndimi nuk do të jetë në gjendje të ndalojë raketat ruse si Oreshnik.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Pas orësh spekulimesh rreth natyrës së sulmit të mëngjesit të sotëm në Dnipro, Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar publikisht përdorimin e një rakete të re balistike me rreze të mesme veprimi.

Në një fjalim të papritur drejtuar kombit, Putin deklaroi se raketa është e aftë të godasë objektiva me një shpejtësi prej 2.5-3 kilometra në sekondë.

Kjo deklaratë bie në kundërshtim me pretendimet e palës ukrainase, e cila më herët kishte akuzuar Moskën për përdorimin e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM).

Zyrtarët amerikanë, megjithatë, hodhën poshtë këto pretendime, duke theksuar se nuk kishte prova për një përdorim të tillë.

“Ky sulm ishte një përgjigje ndaj përdorimit të armëve me rreze të gjatë nga Ukraina,” tha Putin, duke paralajmëruar gjithashtu Perëndimin se Rusia është “e gatshme për çdo zhvillim”./BBC

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika