Putin: Perëndimi dhe Ukraina donin që rusët “të vrisnin njëri-tjetrin”

Presidenti rus, Vlademir Putin ka thënë se Perëndimi dhe Ukraina donin që rusët "të vrisnin njëri-tjetrin"

Vladimir Putin, president i Rusisë

Presidenti rus, Vlademir Putin ka thënë se Perëndimi dhe Ukraina donin që rusët “të vrisnin njëri-tjetrin” dhe paralajmëroi se çdo përpjekje për shantazh ose trazira në Rusi ishte “e dënuar të dështonte”.

Në një fjalim pesëminutësh presidenti Putin ka thënë se “Ky solidaritet qytetar ka treguar se çdo shantazh dhe përpjekje për të organizuar trazira të brendshme janë të dënuara me dështim”.

“Ky solidaritet qytetar ka treguar se çdo shantazh dhe përpjekje për të organizuar trazira të brendshme janë të dënuara me dështim. E përsëris – konsolidimi më i lartë i shoqërisë, pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ u tregua në të gjitha nivelet,” u tha presidenti rus rusëve, raporton BBC.

Në këtë fjalim Putin ka shtuar se “një pozicion i fortë dhe i qartë i mbështetjes për rendin kushtetues u mbajt nga organizatat publike, besimet fetare, partitë kryesore politike – në fakt, nga e gjithë shoqëria ruse”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika