Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Avril Haines, ka paralajmëruar se luftimet do të përkeqësohen dhe se Putini do ta zgjerojë shtrirjen e tij përtej rajonit Donbas në Ukrainën juglindore.
Sipas Haines, objektivat e Putin-it mund ta përfshijnë edhe Moldavinë fqinje e cila është e rrethuar nga Ukraina, dhe në lindje ka Transnistrinë, rajonin seperatist i cili kontrollohet nga separatistët prorusë me praninë dhe ndihmën e rreth 1500 ushtarëve rusë.
“Një ose dy muajt e ardhshëm të luftimeve do të jenë të rëndësishme pasi rusët përpiqen të riforcojnë përpjekjet e tyre,” ka thënë Haines në dëshminë e tij para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit.
Mendimi i tij është se as rusët e as ukrainasit nuk janë duke fituar, sipas tij, ata kanë ngecur.