Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, para syve të opinionit botëror, pas rebelimit të forcave Wagner, pritet të shfaqet i shoqëruar nga presidentin kinez, Xi Jinping.
Të gjithë sytë do të kthehen te Vladimir Putin këtë javë, pasi presidenti rus pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë në skenën botërore qëkur kryengritja e Wagner kërcënoi kontrollin e tij të “çeliktë” në pushtet.
Kjo paraqitje e tij vjen pas planifikimit që të martën të marrë pjesë në një samit virtual të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), një organizatë kjo gjerësisht pro ruse e sigurisë rajonale e udhëhequr nga Pekini dhe Moska.
Edhe pse virtualisht, pamja e tij e jashtme, mund të na ofrojë diçka si një dritare për masën e mbështetjes së tyre pas krizës afër fundjavës së kaluar.
Le ta kujtojmë se në javën e kaluar, një kryengritje e shkurtër dhe kaotike e grupit Wagner, mori kontrollin e objekteve kryesore ushtarake në dy qytete ruse. E gjithë kjo situatë erdhi si pasojë e këtij grupi mercenar privat i udhëhequr nga komandanti i luftës, Yevgeny Prigozhin. Ndër të tjera, në njërën anë mijëra luftëtarë u munduan të shkonin drejt Moskës më kërkesë të komandantit të tyre, Yevgeny Prigozhin. Ndërsa, në anën tjetër, Kremlini zyrtarë dërgoi trupa të armatosura rëndë në rrugë, duke kaluar në një luftë civile brenda shtetit e cila ishte në prag të shpërthimit.
Një marrëveshje e fshehtë i dha fund papritmas rebelimit, me luftëtarët e Wagner-it të cilët u tërhoqën dhe Prigozhin në drejtim të Bjellorusisë. Por, një javë më vonë, shumë gjëra mbeten të paqarta në lidhje me funksionimin e brendshëm të marrëveshjes, fatin e Wagner-it dhe çfarë do të thotë kjo për regjimin e Putinit.
Ekspertët besojnë se Putini do ta përdorë forumin për të projektuar një imazh të pushtetit dhe për të siguruar partnerët e Moskës, respektivisht në vazhdimësi edhe arenën ndërkombëtare, se ai mbetet i vendosur dhe i “ka” të gjitha nën kontroll.
Sidoqoftë, pritet të shihet të martën për partneritetin mes këtyre dy vendeve, pasi lufta e lëkundur e Putinit ka bërë presion edhe mbi partneritetin Kinë-Rusi.