Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore në Bjellorusi

Rusia ka stacionuar 10 avionë në Bjellorusi të aftë për të mbajtur armë bërthamore taktike, tha Putin, duke shtuar se Moska tashmë ka transferuar në Bjellorusi një numër sistemesh raketore taktike Iskander që mund të përdoren për të lëshuar armë bërthamore

Nga arkivi/ Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore në Bjellorusi

Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi, ka bërë presidenti Vladimir Putin.

Presidenti Putin tha se masa nuk do të shkelte marrëveshjet e mospërhapjes bërthamore dhe e krahasoi atë me SHBA-në që vendos armët e saj në Evropë, sipas mediave shtetërore ruse.

Moska nuk do të transferojë kontrollin e armëve të saj në Minsk, shtoi ai.

Regjimi bjellorus është një aleat i fortë i Kremlinit dhe mbështetës i pushtimit të Ukrainës.

Presidenti Putin i tha televizionit shtetëror rus të shtunën se lideri bjellorus Alexander Lukashenko kishte ngritur prej kohësh çështjen e vendosjes së armëve taktike bërthamore në Bjellorusi.

“As këtu nuk ka asgjë të pazakontë”, tha ai. “Së pari, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada. Ata kanë vendosur prej kohësh armët e tyre taktike bërthamore në territorin e vendeve të tyre aleate”, shkruan BBC.

Rusia ka stacionuar 10 avionë në Bjellorusi të aftë për të mbajtur armë bërthamore taktike, tha ai, duke shtuar se Moska tashmë ka transferuar në Bjellorusi një numër sistemesh raketore taktike Iskander që mund të përdoren për të lëshuar armë bërthamore

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika