Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbikëqyrur stërvitjet vjetore bërthamore nga forcat strategjike bërthamore të Rusisë, pikërisht në një kohë të tensioneve të rritura me Perëndimin për luftën e tij tashmë tetëmujore në Ukrainë.
Raketat balistike dhe ato të lundrimit u lëshuan në Lindjen e Largët dhe Arktik, bëri të ditur Kremlini. SHBA-së iu tha për stërvitjen se e njëjta ishte realizuar sipas kushteve të traktatit të armëve “New Start”.
Ndërkaq, bëhet e ditur se nisjet u bënë pasi Rusia bëri pretendime të pabazuara se Ukraina po planifikon të përdorë një “bombë të pistë”. BBC bën të ditur se mjeti në fjalë ka të bëjë me një mjet shpërthyes të përzier me material radioaktiv dhe pretendimet ruse janë hedhur poshtë gjerësisht nga vendet perëndimore sikurse pretendime të rreme.
Kievi ka paralajmëruar se pretendimet tregojnë se vetë Moska mund të jetë duke përgatitur një sulm të tillë. Përpara stërvitjes, zyrtarët ushtarakë në Uashington vunë në dukje se,rusët ishin në përputhje me detyrimet e kontrollit të armëve.
NATO po organizon gjithashtu stërvitjet e veta bërthamore, të quajtura “Steadfast Noon”, në Evropën veriperëndimore.