Putin: Shkëmbeva disa fjalë me Vuçiqin, ndajmë shqetësimin me të për situatën në rajon

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia ndan shqetësimin me presidentin serb, teksa citohet të ketë thënë se diskutuan për situatën në rajon

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në kuadër të vizitës së tij në Kinë, ka shkëmbyer disa fjalë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se Rusia ndan shqetësimin me presidentin serb, teksa citohet të ketë thënë se diskutuan për situatën në rajon.

“Fola edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili është i shqetësuar për situatën në rajon”, tha Putin teksa shton se : “Ne ndajmë shqetësimin”, raporton RT Balkan.

Në anën tjetër, presidenti Vuçiq ka thënë se do të vazhdojë të insistojë në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është faji im, ndryshe nga ata që e duan aq shumë në Serbi dhe që kërkoj respektimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha ai.

Presidenti rus dhe ai serb po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik dhe Politik të Brezit dhe Rrugës në kryeqytetin kinez, Pekin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika