Putin: Situata në front është jashtëzakonisht e vështirë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se situata në katër pjesë të Ukrainës që ai i aneksoi para pak muajsh ishte “jashtëzakonisht e vështirë”

Presidenti i RusisW, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se situata në katër pjesë të Ukrainës që ai i aneksoi para pak muajsh ishte “jashtëzakonisht e vështirë”.

Ndërkohë Kievi thotë se takimi i presidenti rus me atë të Bjellorusisë dje synonte përfshirjen e Minskut në luftën kundër Ukrainës, shkruan VOA.

Duke folur me anëtarët e shërbimeve ruse të sigurisë, Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi se situata në katër zonat që i shpalli si territor rus në shtator, Donjesk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, si dhe Khersonin dhe Zaporizhian në jug, është jashtëzakonisht e vështirë.

“Veçanërisht do të doja të përmendja njësitë e agjencive të sigurisë që filluan të veprojnë në rajonet e reja ruse. Po, është e vështirë për ju tani: situata në ato zona është jashtëzakonisht e vështirë. Por, njerëzit që jetojnë atje, qytetarët e Rusisë, mbështeten tek ju, tek mbrojtja që ofroni ju. Dhe, është detyra juaj të bëni gjithçka të nevojshme për të garantuar sa më shumë sigurinë, të drejtat dhe liritë e tyre”, tha presidenti rus, Putin.

Ai u zotua se Moska do të vazhdojë të forcojë njësitë e reja me pajisje dhe armë moderne, si dhe me personel me përvojë.

Ndërkaq, komandanti i forcave të përbashkëta ukrainase Serhiy Nayev tha se ai besonte se takimi i udhëheqësit rus me homologun bjellorus synonte përfshirjen më të gjerë të forcave bjelloruse në operacionin kundër Ukrainës.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë vazhdimisht se ai nuk ka ndërmend të dërgojë trupa në Ukrainë, pasi u dha forcave ruse mundësinë të shfrytëzojnë territorin bjellorus për sulmin ndaj Ukrainës në shkurt.

Rusia asnjëherë nuk e ka kontrolluar plotësisht ndonjëren nga katër zonat që u aneksuan nga Moska në shtator. Aneksimi nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika