Putin thotë se të katër të dyshuarit u arrestuan pas sulmit në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se të katër personat e armatosur që kryen një sulm vdekjeprurës në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se të katër personat e armatosur që kryen një sulm vdekjeprurës në një vend të mbushur plot koncerte në Moskë janë arrestuar.

Siç shkruan BBC, të paktën 133 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 u plagosën kur sulmuesit hynë në ndërtesë, duke qëlluar pa dallim dhe duke e djegur atë.

Autoritetet thanë se 11 persona u arrestuan gjithsej dhe katër personat e armatosur u kapën teksa po shkonin për në Ukrainë.

Grupi Shteti Islamik (IS) thotë se qëndron pas sulmit. Të shtunën Amaq, kanali i IS në Telegram, postoi një imazh të katër burrave të maskuar që ata pretenduan se ishin të përfshirë në sulm. Rusia nuk e ka komentuar pretendimin e IS.

Në një fjalim televiziv, Putin dënoi masakrën, më vdekjeprurëse në Rusi për gati 20-vjet, si një “akt barbar terrorist” dhe përsëriti sugjerimet e mëparshme nga shërbimet ruse të sigurisë se sulmuesit ishin përpjekur të arratiseshin në Ukrainë.

Kievi hodhi poshtë pretendimin se ishte përfshirë në një farë mënyre në sulm si “absurd”, shkruan BBC.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika