Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Ukraina është sulmuar me raketë mesatare të veprimit dhe me një raketë testuese.
Siç ka raportuar BBC, Putin u shpreh se sulmi ishte si përgjigje ndaj përdorimit të armëve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kievin.
“Si përgjigje e përdorimit të armatimit me rreze të gjatë të SHBA-së dhe Britanisë më 21 nëntor të këtij viti, forcat e armatosura ruse kryen një sulm të kombinuar në një nga objektet e kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës. Në kushte luftarake, u krye një test i një prej sistemeve më të fundit të raketave me rreze të mesme veprimi, në këtë rast, me një version hipersonik jo-bërthamor të një rakete balistike”, ka thënë Putin.
Të enjten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se vendi i tij është goditur nga “një raketë e re ruse” dhe ka sugjeruar se kishte “karakteristikat” e një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM).