Presidenti i Federatës ruse, Vladimir Putin, e ka uruar presidentin e zgjedhur të Shqipërisë Bajram Begaj, për postin e kreut të shtetit.
Përmes facebook-ut, ambasada ruse në Shqipëri, i ka uruar shëndet dhe suksese në detyrën e tij të re, presidentit Begaj.
Zyrtarisht, Begaj do ta marrë detyrën më 24 korrik, kur edhe i përfundon mandati presidentit aktual, Ilir Meta.
Begaj, u kandidua dhe u votua nga Partia Socialiste, ku pastaj mori besimin edhe të Kuvendit të Shqipërisë.