Putin viziton trupat ruse në selinë ushtarake në Kherson

Vizita e presidentit Putin në rajonin Kherson paraqet vizitën e parë të tij në këtë rajon. CNN raporton se një nga qëllimet e vizitës ishte marrja e një "raporti" nga komandantët mbi situatën në Kherson dhe Zaporizhzhia

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vizituar trupat në një bazë ushtarake në rajonin jugor në Kherson të Ukrainës, i cili pjesërisht mbahet nga Rusia.

Gjatë vizitës, Putin foli me komandantët e forcave ajrore të njësisë së ushtrisë ruse “Dnieper”, ndërsa u takua edhe me oficerë të tjerë të lartë, sipas TASS, transmeton CNN.

Një nga qëllimet e vizitës ishte marrja e një “raporti” nga komandantët mbi situatën në të dy drejtimet Kherson dhe Zaporizhzhia.

Më 24 shkurt 2022, Rusia nisi pushtimin në Ukrainë. Pushtimi ka rezultuar në dhjetëra mijëra të vdekur nga të dyja palët dhe ka nxitur krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta II Botërore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika