Putini shkon në Vietnam: Një miqësi që refuzon të vdesë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, pas vizitën që pati në Korenë e Veriut

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka arritur në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, pas vizitën që pati në Korenë e Veriut.

Vizitat e Putinit po interpretohen si demonstrim i mbështetjes diplomatike që Rusia ka ende në rajon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kritikuar shtetet se po promovojnë luftën e Putinit në Ukrainë, raporton BBC.

Vietnami ende mban lidhjet historike me Rusinë edhe pse punon që t’i përmirësojë marrëdhëniet me Evropën dhe SHBA-në.

Lidhjet e Vietnamit me Rusinë janë të afërta dhe shkojnë prapa me dekada, te mbështetja vitale ushtarake, ekonomike dhe diplomatike nga ish-Bashkimi Sovjetik për shtetin vietnamez në vitet 1950.

Vietnami i ka përshkruar marrëdhëniet si “të mbushura me besnikëri dhe mirënjohje”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika