Prerja ilegale e pyjeve nuk është fenomen i ri në Kosovë, por është intensifikuar në vitet e fundit.
Sipërfaqe të mëdha, përfundojnë të shpyllëzuara për çdo vit.
Megjithatë, aktiviteti ilegal i prerësve të pyjeve është shtuar, me rritjen e paralajmërimeve për krizë të radhës energjetike dhe thirrjeve që të shmanget energjia elektrike për ngrohje.
Gjithashtu edhe çmimet për metër dru gati janë trefishuar, duke e shndërruar këtë në një biznes të levërdishëm për shumë kë.
Menderes Ibra, Drejtor në Drejtoratin për Menaxhimin me Pyje, përmend se vetëm sasia e drunjve të konfiskuar në gjysmën e parë të këtij viti, është mjaft e lartë.
“Në krahasim do të thosha se në ketë vit brenda 6 mujorit të pare janë konfiskuar gjithsej 960 metra kub dru, kurse në vitin e kaluar komplet vitin e kaluar 1900 metra kubë dru, konfiskime nga njeësitë komunale dhe inspekektoriati”, ka thënë Ibra.
Intensifikimin e aktiviteteve që rezultojnë me shpyllësim, me shumë shqetësim janë duke e përcjellë edhe organizata të si ajo për Mbrojtjen e Mjedisit, Gjethi.
“Konsumimi i masave drurore do të rritet. Ky është një problem që është në vazhdimësi e sipër mirëpo intensiteti sigurisht që do të rritet”, ka thënë Valon Raka, Organizata e Mbrotjes së Mjedisit Gjethi.
Nga 481 mijë hektare siperfaqe me pyje në Kosovë, 62% janë ne pronësi të shtetit dhe 38% prona private, ndërsa përveç prerjes së pakontrolluar, një tjetër sfidë, në veçanti gjatë stinës së verës, janë edhe zjarret, që kanë shkatërruar mijëra hektarë në vitet e fundit.