PZAP-ja pranon ankesën e VV-së: 21 fletëvotime shpallen të vlefshme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka marrë vendim që të pranojë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kishte kundërshtuar pavlefshmërinë e disa fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas vendimit të PZAP-së, 21 fletëvotime që ishin shpallur të pavlefshme duhet të konsiderohen të vlefshme dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar.

VV-ja kishte dorëzuar ankesë më 1 mars, duke pretenduar se këto fletëvotime ishin shpallur të pavlefshme për shkak të një gabimi teknik gjatë printimit.

Në arsyetimin e PZAP-së thuhet se votuesit i kanë printuar vetë fletëvotimet nga faqja e KQZ-së, por për shkak të kufizimeve teknike të pajisjeve të tyre, disa fletëvotime nuk janë printuar në formën e plotë.

Megjithatë, sipas PZAP-së, qëllimi i votuesve ka qenë i qartë dhe, në përputhje me ligjin, këto vota duhet të numërohen.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika