PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulim të rezultatit dhe rivotim me postë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e rezultateve të votimin me postë dhe përsëritjen e votimit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje për anulimin e rezultateve të votimin me postë dhe përsëritjen e votimit.

Lajmin e dha Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, ndërsa vendimet janë publikuar tashmë në web-faqen e PZAP.

“PZAP-ja i ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e LVV-së lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë dhe përsëritjen e këtij procesi”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Cakolli shkroi se PZAP e ka pranuar ankesën e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme nga votimi nga jashtë vendit.

“Ndërsa, është aprovuar ankesa e LVV-së lidhur me rinumërimin e 1,631 votave të shpallura si të pavlefshme në kuadër të votave jashtë vendit – sipas propozimit paraprak të Sekretariatit”.

LVV u ankua në PZAP për “manipulim të fletëvotimeve” në votimin me postë.

Kryeministri Albin Kurti, kryetar i këtij subjekti politik, u pyet sot në një konferencë për media se a do të ankohen në Gjykatën Supreme në rast se PZAP do ta hudhte poshtë ankesën e tyre.

“Sa i përket çështjeve të procesit zgjedhor – se zgjedhjet nuk janë kryer edhe pse votimet kanë mbaruar – derisa nuk bëhet certifikimi i rezultateve, unë besoj që organet tona të Lëvizjes Vetëvendosje do t’i marrin qëndrimet e vendimet e duhura. Ajo është një pjesë tjetër me të cilën nuk po arrij që të merrem mbase sa do të duhej, por edhe nuk është vendi këtu që të flas”, tha ai.

LVV-ja mori mbi 30 mijë vota nga ato me postë, apo 51.57%, rezultat ky dukshëm më i ulët sesa ai që e kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2021 nga votat nga jashtë.

LDK-ja ka marrë 30.55% të votave me postë, PDK-ja 9.48% dhe koalicioni i AAK-së, Nismës dhe të tjerëve 3.23%.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika