PZAP: Subjektet u gjobitën me mbi 644 mijë euro, vetëm 101 mijë të paguara deri tash

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt, ka pranuar 642 ankesa të parashtruara nga palët me interes ligjor

Një komisioner duke numëruar votat në Qendrën e Numërimit në Prishtinë / RFE.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt, ka pranuar 642 ankesa të parashtruara nga palët me interes ligjor.

Përmes një komunikate per media, PZAP-ja ka njoftuar për të gjitha vendimet lidhur me procesin zgjedhor gjatë kësaj periudhe.

Nga të gjitha ankesat, ka aprovuar 249 vendime, ka refuzuar 242 vendime, 73 ankesa ishin të palejuara, 4 të tërhequra, 53 të pasafatshme dhe dy pjesërisht të pranuara. Ndërkohë, në Komisionin e Pavarur për Media PZAP ka dorëzuar 17 ankesa dhe në Këshillin e Mediave të Shkruara dy ankesa.

Në kuadër të vendimeve të nxjerra, PZAP-ja për subjektet politike që kishin shkelur Kodin e Mirësjelljes ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 644,100.00 euro, prej të cilave deri me tani janë paguar vetëm 101,000.00 euro, njoftoi tutje PZAP.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika