Qalaj: Arrestimi i Radojçiqit është shumë i rrezikshëm

Rashit Qalaj, deputeti i PDK-së, ka thënë se arrestimi i Radojçiqit është shumë i rrezikshëm, sepse, sipas tij, po tentohet të shfajësohet komplet shteti serb dhe Republika Srpska

Rashit Qalaj, PDK

Rashit Qalaj, deputeti i PDK-së, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se arrestimi i Radojçiqit është shumë i rrezikshëm.

“Skenari i dytë i arrestimit të Radojçiqit mendoj se është shumë i rrezikshëm, për shkak se jo vetëm se po tentohet të shfajësohet komplet shteti serb, por po tentohet të shfajësohet edhe Republika Srpska”, ka thënë Qalaj.

Qalaj ka thënë se i frikësohet se për hir të vazhdimit të dialogut mund të justifikohen veprimet e tilla të Serbisë.

“Po i frikësohem një çështjeje, për hir të vazhdimit të dialogut, për hir të blerjes artificiale të paqes, po frikësohem se ndoshta mund të justifikohen veprime të tilla të Serbisë”, ka thënë tutje deputeti Qalaj.

Serbia sot e ka arrestuar Milan Radojçiqin, i cili ishte udhëheqësi kryesor i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, që po ashtu thotë se janë bastisur banesa dhe lokalet e tjera që janë pronësi e Radojçiqit.

Lexo dhe: Serbia e arreston Milan Radojçiqin

“Më 3 tetor 2023, policët e Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar të mbahet nga policia deri në 48 orë dhe është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal”, thotë MPB-ja e Serbisë.

Pastaj, mediumi i pavarur serb N1 ka raportuar se Millan Radoiçiq, i cili ka kryer sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka mohuar kryerjen e veprave penale për të cilat ngarkohej.

Pas seancës, prokuroria i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd që të caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin për shkak të rrezikut të arratisjes.

Lexo dhe: Kreu sulm terrorist në Kosovë, Radoiçiqi mohon akuzat në prokurorinë serbe

Urdhri për kryerjen e hetimeve përfshin disa persona, për momentin, të panjohur, të cilët akuzohen për veprën penale të “Veprave të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Për më shumë informacione rreth kësaj situate lexoni lajmin më poshtë:

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika