Qalaj i PDK-së: Kurti po e përgatit terrenin për zgjedhje

Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë në lidhje me blerjen e armatimeve. E, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka shprehur dyshime rreth nevojës së një debati publik rreth kësaj çështjeje dhe ka theksuar se është e panevojshme të tregohet publikisht për blerjen e armatimeve

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Rashit Qalaj

“Tash kurrë më vështirë se sot në këtë shekull nuk ka qenë blerja e armatimit. Jo pse s’ka, por pse radha është shumë e gjatë. Dhe kurrë më shumë armatim, municion dhe pajisje nuk janë blerë se tani. Kurrë s’ka qenë më vështirë me gjet, kurrë s’ka qenë më i shtrenjtë dhe kurrë më shumë s’është blerë”.

Ky deklarim i kryeministrit Albin Kurti qëndron, sipas deputetit të PDK-së, Rashit Qalaj, por theksoi se nuk duhet “me i ra tupanit të tregojmë se kemi blerë diçka”.

Qalaj, në “FIVE” të Dukagjinit, tha se diskutimi rreth blerjes së armatimit dhe municionit është i panevojshëm të bëhet në publik.

“Me atë sa unë dëgjova dhe bëra përpjekje ta analizoj atë çka tha Kurti, unë mendoj që ky diskutim është lidhur kryesisht me luftën në Ukrainë dhe nevojat e armatosjes së Ukrainës, qoftë me armë, qoftë me municion të kalibrave të ndryshëm. Dhe, po ashtu, situatën në Lindjen e Mesme, respektivisht konflikti në mes Izraelit dhe Palestinës. Dhe mendoj që qëndron që tha zoti Kurti, që është vështirë sot për t’i blerë armët, municionet në tregun ndërkombëtare, sidomos kur flasim te shtet perëndimore dhe SHBA-të.

Mirëpo, me të thanë të drejtën, kjo pjesë më brengosi shumë, një diskutim i tillë mendoj që është i panevojshëm të fliste se si Kosova po blen pajisje ushtarake, po blen armë. Unë e konsideroj që ushtria jonë të përgatitet profesionalisht dhe të furnizohet me armatim më modern, po kjo jo domosdoshmërish të bëhet publike”, ka thënë Qalaj.

Sipas Qalajt, deklarime të tilla të Kurtit tregojnë se ai po bën fushatë zgjedhore, pasi zgjedhjet janë afër.

“Ky është një mentalitet ballkanik i një gare se kush do të armatoset më shumë në këto shtetet e Ballkanit. Dhe, ne e dimë që jemi shteti më i dobët ekonomish dhe shteti më i paarmatosur se shtetet që janë në Ballkan, por edhe në Evropë.

Ajo që sot foli Kurti tregon që ai është duke e përgatitur terrenin për zgjedhje, duke e pasur parasysh edhe çështjen e buxhetit. Unë mendoj që Kosova është mirë të përgatitet edhe për situata të rënda të sigurisë, nuk kemi nevojë me i ra tupanit se i kemi blerë ato e ato”, ka shtuar Qalaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika