Qalaj: PDK-ja do ta udhëheqë vendin, do të ndalet ikja e të rinjve jashtë vendit

Rashit Qalaj, PDK

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza,  do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Qalaj në “Five” të TV Dukagjinit, tha se me qeverisjen e PDK-së do ndalet edhe largimi i të rinjve nga Kosova.

“Jemi të bindur që do ketë ndryshim, jemi të bindur që PDK do ta udhëheq vendin. Jemi të bindur se do ketë qeverisje që do sjellë qytetarëve një jetë më të mirë. Do ndalet  Ajo që po na brengos më së shumti, dalja jashtë e të rinjve tanë, të cilët po I lënë lagjet, fshatrat e qytetet bosh”, tha ai.

Ai theksoi se PDK nuk planifikon të bëjë ndonjë koalicion parazgjedhor.

“Nuk mendoj që do bëjmë koalicion parazgjedhor, s’do ishte e shëndetshme, është mendimi im personal. Edhe kryetari I partisë ka thënë se do shkojmë vetëm”, ka thënë ai.

Kurse pas zgjedhjeve tha ai se nuk dihet, por “shpresojmë që do kemi numrin e mjaftueshme të deputetëve që të qeverisim”.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika