Qalaj për Radojçiqin: Është rritur fuqia e tij, po përkrahet nga Vuçiqi

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka thënë se fuqia e Radojçiqit veç se është rritur dhe se beson që rreziku ende ekziston

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, teksa ka folur rreth sulmit të 24 shtatorit në veri ku mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ka thënë se ndonëse ish-nëkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq më nuk është zyrtarisht pjesë e kësaj partie, megjithatë ai po vazhdon të përkrahet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Qalaj, i ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjin ka thënë se fuqia e Radojçiqit veç se është rritur dhe se beson që rreziku ende ekziston.

Po ashtu ai theksoi se Radojçiq do të vazhdojë sërish të bëjë diçka të tillë në Kosovë.

“Milan Radojçiq mori pjesë në varrimin e njërit nga terroristët e vrarë, Si është e mundur që organet e sigurisë të Serbisë mos të reagojnë ku nëse një njëri i cili është distancuar nga veprimet e shtetit po lihet i lirë që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Gjykimi i tij në Serbi do të jetë i njëjtë me shumë gjykime që janë bërë atje ndaj njerëzve për krime lufte. Fuqia e tij është rritur sepse po mbrohet haptazi nga presidenti i Serbisë. Ai do të tentojë të bëjë prapë diçka të ngjashme në Kosovë”, tha ai.

Lidhur me aksionin terrorist, Qalaj thotë se është zbuluar me kohë, është reaguar me kohë dhe është menaxhuar mirë nga Policia e Kosovës.

“Çdo ditë e më shumë po dalin faktet që shteti i Serbisë ka qenë mbrapa gjatë tërë këtij aktiviteti terrorist dhe në këto fakte që po i shohim arrihet një konkludim që ato ushtrime që janë bërë në pjesën serbe po tregojnë që çdo gjë ka qenë e organizuar nga shteti i Serbisë dhe nuk kanë asnjë fakt se si ta demantojnë involvimin, mbështetjen, financimin e këtij grupi terrorist. Për mua është e qartë po besoj që edhe për spektrin politik. Të gjithë ndërkombëtarët po qëndrojnë të bindur që shteti i Serbisë qëndron pas tyre dhe kërkojnë që Serbia të marrë masa dhe të dorëzojë kriminelët të cilët gjenden atje”, shtoi ai.

Sa i përket mundësisë së transferit të terroristëve që po qëndrojnë në Serbi, Qalaj thotë se autoritetet e Kosovës duhet sa më shpejt që të përgatisin një dokumentacion e më pas t’i shfrytëzojnë kanalet e komunikimit me ndërkombëtarët që të njëjtit të rrisin presionin ndaj Serbisë duke e detyruar atë që ta dorëzojnë terroristin kryesor dhe të tjerët.

“Nuk mund të flasim këtu për një transfer të thjeshtë, është e komplikuar, është e vështirë që Serbia të vendosë t’i dorëzojë ata te autoritet e Kosovës por pala kosovare duhet të bëjë ose të kërkojë që ta përgatitë të gjithë dokumentacionin e pastaj t’i shfrytëzojnë kanalet e komunikimit ndërkombëtar, e presionin ndërkombëtar që Serbia të detyrohet që t’ia dorëzojë terroristin kryesor dhe të gjithë të tjerët. Nëse terroristët nuk sillen dhe dënohen në Kosovë ata mund t’i dënojnë zyrtarisht sa për sy e faqe por mund të qëndrojnë në hotelin më të mirë në Serbi apo diku tjetër. Besoj që Prokuroria Speciale do t’i përcjellin shumë shpejt atë dokumentacion”, tha ai.

“Bazat e ushtrisë serbe kanë ekzistuar edhe më herët por atë që e tha Serbia që tha për vendimin do të njoftohet shumë shpejt publiku dhe mendoj që ka aluduar në këtë vendim që t’i dërgojë forcat serbe përreth kufirin me Kosovën, ky është një kërcënim serioz dhe duhet trajtuar me kujdes. Kur një shtet i dërgon ushtrinë e saj afër kufirit tjetër ai është një lloj mesazhi për agresion”.

Teksa ka folur edhe mbi dërgesën e 200 ushtarëve nga Britania e Madhe në Kosovë, Qalaj e konsideron si një situatë serioze.

“Është një situatë shumë serioze, komanda e KFOR-it ka vendosur ta trajtojë shumë seriozisht. Ata kanë një lloj përgjegjësie për krejt këtë që ka ndodhë. Kur të jesh përgjegjës për kufij dhe lejon që për shkak të mosprezencëes së duhur lejon që kolonat e mëdha me armatim të veturave të blinduara është një lloj përgjegjësie edhe e KFOR-it sikurse që është përgjegjësi edhe e Policisë”.

“Duhet t’i bindim partnerët ndërkombëtarë që procesi i dialogut të ndryshojë, që ne gjithsesi ta kemi njohjen reciproke në këtë proces. Kur dy shtete negociojnë dhe ndërmjetësuesit e BE-së dhe SHBA-ve ndërsa e kemi një situatë ku njëra palë përgatitet dhe bën plane për aneksim, çfarë kuptimi ka dialogu?”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika