Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe njëherit, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dhënë mjaftueshëm kohë që targat e qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës të konvertohen në ato të RKS-së.
I ftuar në FIVE të RTV Dukagjini, Qalaj ka thënë se ndonëse Qeveria Kurti dha kohë të mjaftueshme për konvertimin e targave, ajo çka mungon është vullneti nga ana e popullit serb.
“Mendoj që Qeveria e Kosovës ka dhënë mjaftueshëm kohë, kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i ndërruar targat… mungon vullneti, mungon guximi që t’i kundërvihet popullata serbe vendimeve të Serbisë”, ka deklaruar ai.
Krahas kësaj, ai ka thënë se është mirë që Kosova të kordinohet mirë me aleatët e saj strategjik dhe se Kurti do të ishte mirë të shtyente afatin për konvertimin e targave po “pati diçka konkrete në tavolinë”.
“Nuk e di marrëveshjen, nuk e di se çfarë është diskutuar në takime por mendoj se nëse Qeveria e Kosovës ka diçka konkrete në tavolinë që ja vlen të shtyhet, është mirë të shtyhet. Por, nëse nuk ka diçka konkrete lidhur me marrëveshjen finale, siç jemi mësuar nga pala kosovare të kërkohet të shtyhet, mendoj që vendimi duhet të fillojë të implementohet dhe të mos lëkundet nga qëndrimi i saj”, ka deklaruar Qalaj gjersa ka thënë që Serbia nuk mund të pritet pafundësisht që t’u thotë qytetarëve të respektojnë vendimet.
Lista Serbe ka kërkuar takim urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me zbatimin e marrëveshjes për targat e automjeteve dhe kthimin e atyre ilegale në RKS.
Lidhur me këtë, Qalaj ka thënë se konsideron që një takim i tillë të jetë i kordinuar. Sipas tij, të dyja palët janë marrur veshë që në emër të qytetarëve serbë, lista serbe të thërret një takim. Këtë Shalaj e ka quajtur sikurse “farsë”.
Lista Serbe kërkon takim urgjent me Vuçiqin për çështjen e targave
Ndër të tjera, ai ka thënë se pret që në përfundimin e afatit kohor të konvertimit të targave të ketë përpjekje për destabilizim të situatës por krahas kësaj, ai ka thënë se Policia e Kosovës është më se e gatshme.
Për këtë të fundit, ai ka thënë se politika nuk duhej të ndërhyjë në një institucion sikurse është policia.
“Politika mos të përzihet në Policinë e Kosovës. Kjo e fundit ka pasur kohë të bëjë planifikime operacioale dhe njëherit, t’i kryej veprimet e veta, ata janë të përgaditur…”, ka deklaruar Qalaj.
PDK-ja ishte ftuar nga ana e Kryeministrit Kurti në një takim me liderët opozitarë mirëpo, e njëjta nuk kishte shkuar në takim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ka ndërruar mendje sa i përket zbatimit të marrëveshjes për targat e automjeteve dhe kthimin e atyre ilegale në RKS.
Kurti s’e shtyn afatin për targat, refuzon “kërkesën personale” të sekretarit Blinken