Qasja në dokumente zyrtare, Kusari: VV-ja po e keqpërdor ligjin për klasifikimin e informacioneve që të mos turpërohet

"Ligji për Klasifikim e Informacioneve e ka një nen shumë interesant, ku thotë se nuk mund të klasifikohen iformacionet me qëllim të mos-tupërimit të një institucioni, unë besoj që ajo është duke ndodhë"

Flutra Kusari, juriste e të drejtës së medias

Flutra Kusari, juriste e të drejtës së medias në emisionin “Five” ka thënë se se partia në pushtet, Vetëvendosje, është duke e keqpërdor ligjin për klasifikimin e informacioneve.

Kusari ka theksuar se ky keqpërdorim i ligjit nga VV-ja, që të mos-turpërohet, shihet të Fondi i Sigurisë, ku qeveria nuk ka i ka dhënë qasje asnjë gazetari, i cili ka kërkuar shumën e parave që janë tubuar.

“Abuzumi me këtë ligj këtë ekziston dhe ne jemi duke pa te Fondi i Sigurisë, Ligji për Klasifikim e Informaconeve është keqpërdorë. Nuk ka asnjë arsye ligjore, nuk ka asnjë argument që mund me e bindë dikë që shuma e Fondit të Sigurisë duhet të mbahet sekret. Buxheti për FSK-në dihet, dihet sa para hargjohen për blerjen e armatimit, askush nuk po kërkon sakëtësisht kontratën. Jemi duke folë vetëm për shumën. Mirëpo, Ligji për Klasifikim e Informacioneve e ka një nen shumë interesant, ku thotë se nuk mund të klasifikohen iformacionet me qëllim të mos-tupërimit të një institucioni, unë besoj që ajo është duke ndodhë. Unë mendoj që VV-ja po e keqperdorë ligjin për mos me u bë hor para krejtve, por unë besoj të agjensia (Agjensioni për Informim dhe Privatësi) që do të reagojë”, ka thënë Kusari.

 

Ligji për Klasifikimin e Informacioneve

“Neni 5

  1. Ndalimi i KlasifikimitNdalohet klasifikimi i informacioneve për të:

1.1. fshehur shkeljet e ligjit, abuzimin e autoritetit, mos efikasitetin apo gabimin administrativ;

1.2. parandaluar turpërimin e një personi, autoriteti publik apo organizate;

1.3. ndaluar konkurrencën; apo

1.4. parandaluar apo vonuar publikimin e një informacioni, e cila qartazi nuk ka të bëjë me

çështje të sigurisë”, thuhet në ligjin për Klasifikim e informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika