Qavolli: Dëmi i shkaktuar ndaj viktimës së fajdeve ka qenë rreth 60 mijë euro, dëmi iu kompenzua

Zv.Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli ka deklaruar se në rastin që njihej si “Podrimqaku” për fajde, i gjithë dëmi i shkaktuar ndaj viktimës i është kompensuar rreth 50-60 mijë euro.

Qavolli këto deklarime i bëri të ditur tek emisioni “Five” të Televizionit Dukagjini teksa ka shtuar se

“Rasti Podrimçaku ka përfunduar. Aktgjykimi është formë e prerë. Rreth gjashtë vite burgim. Dëmi mund të jetë 50-60 mijë euro. E mira është kompenzimi I viktimës”, vijoi Qavolli.

Sipas Qavollit, si çelës i suksesit për fajdexhinjtë është viktima t’i besojë prokurorit lidhur me zhvillimet e çdo hapi të hetimit.

“Trajtimi tek fajdet, çelësi i suksesit është viktima. Ne kemi nevojë që viktimën ta monitorojmë dhe vëzhgojmë bisedat me të pandehurin.  Ai duhet të i besojë prokurorit të rastit”, shtoi ai.

Qavolli theksoi se fajdeja paraqet “dukuri tejet shqetësuese përpos që rrezikon ekonominë e shtetit por edhe tek viktimat.”

Ai përmendi edhe arrestimin e 30 personave si “fajdexhi” dhe sekuestrimin e mbi 5 milionë eurove, tek rasti i emërtuar si “Mekaniku”.

“ Tek rasti Mekaniku, janë arrestuar 30 fajdexhinj. Përpos arrestimit, është sekuestruar edhe një pasurio mbi 5 milionë euro. Rast I fuqishëm”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika