Qazim Berisha ndër shkrimtarët e parë i cili filloi shkrimet për dëshmorët dhe kombin

18 libra të shkruar për dëshmorët, secili më i lexuar se tjetri

Profesori Qazim Berisha është ndër shkrimtarët e parë i cili nisi shkrimet për dëshmorët dhe kombin.

Detajet sa i përket shkrimeve të tij, dëshmive dhe jetës ndër vite ai i solli në emisionin Rreth e Rrotull RTV Dukagjini.

Prej 1981-1991, Berisha i filloi këto shkrime edhe pse ishin kohërat më të vështira, libri i parë që botoi titullohej “Lot Gjaku” në të cilin ka shkruar për 105 nxënës e studentë të rënë dëshmorë, madje në mesin e tyre edhe fëmijë.

Përkundër të gjitha vështirësive të asaj kohe, dëshira e tij më e madhe ishte botimi i librave, leximi i tyre nga bota, pa u kapur nga policia serbe.

Gjithmonë me një fletore dhe një laps, pa iu trembur syri asnjëherë, Berisha ishte i pranishëm edhe në varrimet e të gjithë këtyre dëshmorëve, arsyeja e vetme ishte grumbullimi i dëshmive dhe kthimi i tyre në vargje.

Libri i parë rezultoi të kishte mjaft sukses, brenda 3 ditësh libri u shpërnda në 1000 kopje.

Qazim Berisha shkruajti rreth 18 libra dedikuar dëshmorëve dhe kombit, ku secili prej tyre është më i sukseshëm se tjetri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika