Qelaj: Ligji për Pagën Minimale ka dëmtuar qytetarët, s’është harmonizuar me inflacionin dhe rritjen e çmimeve

Avokati i Popullit, Naim Qelaj

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka kritikuar mospërfshirjen e disa kategorive që financohen nga shteti, në Ligjin për pagën minimale. Sipas tij, ky ligj nuk është arritur të harmonizohet paga me koston e jetesës, inflacionin dhe rritjen e çmimeve.

Qelaj ka thënë se ky ligj ka dëmtuar qytetarët dhe i ka lënë në një situatë të patrajtuar mirë. Sipas tij, për shkak të mos-harmonizimit të politikave, grupe të caktuara që marrin kompensim nga shteti, pagat që i marrin nuk janë të harmonizuar me koston e jetesës, me inflacionin e me rritjen e çmimeve.

“Tek ofrimi i shërbimeve sociale mendoj që zvarritja e aprovimit të Ligjit për financimin e Pushtetit Lokal ku është përcaktuar edhe granit specifik për çështjen sociale, pastaj mospërfshirja me Ligj i rritjes së kompensimeve që e marrin kategoritë  e financuara nga shteti. Përmes Ligjit për rritjen e pagës minimale besoj që i ka dëmtuar qytetarët dhe i ka lënë në një situatë të patrajtuar dhe besoj që është dashtë të rregullohet çështja e këtyre qytetarëve pastaj me vazhduar me procedura për hartim të dispozitave që lejojnë edhe rritjen e pagës minimale. Aktualisht jemi në një situatë ku grupe të caktuara që financohen nga shteti ose marrin kompensim nga shteti për vite të tëra nuk ka pas një lëvizje që harmonizon ato mjete financiare që i marrin me koston e jetesës me inflacionin me rritjen e çmimeve dhe rritjen e standardit, dhe kjo e bënë që këta qytetarë të jetojnë më keq se sa që kanë jetuar para disa viteve, pikërisht për shkak të politikave jo të harmonizuara dhe të pamenduara që të kemi mundësi për t’i trajtuar këta qytetarë më dinjitetshëm dhe në proporcion me nevojat që ata i kanë”, ka thënë Qelaj për EO.

Qelaj ka thënë se sivjet ka rënie në numrin e përgjithshëm të ankesave në këtë institucion. Sipas tij, shqetësimet që raportohen vazhdimisht janë kryesisht për zvarritjet në procedurat gjyqësore.

Avokati i Popullit ka thënë se kanë pranuar ankesa nga qytetarët edhe shqetësimet e tyre në lidhje me ofrimin e shërbimeve shëndetësore, që lidhen me mungesa të barnave në listën esenciale, ku qytetarët detyrohen të paguajnë për terapitë që duhet të ishin falas.

Probleme me ofrimin e shërbimeve esenciale, sipas Qelajt, janë duke pasur edhe personat me aftësi të kufizuara.

Ligji për Pagën minimale krahas rritjes së pagës minimale e ndryshon edhe shkallën tatimore të pagave. I miratuar në korrik të vitit të kaluar, Ligji u pati kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të AAK-së, për shkak se nuk e parasheh rritjen e pensioneve të veteranëve të luftës së UÇK-së dhe të personave me aftësi të kufizuara përkitazi me pagën minimale. Në qershor Kushtetuesja ka konstatuar se Ligj nuk e shkel aktin më të lartë juridik të shtetit, e në gusht e shkuar është publikuar në Gazetën Zyrtare, kur edhe ka hyrë në fuqi.

Me futjen në fuqi të Ligjit për Pagën Minimale në fund të gushtit, pagë minimale u caktua të jetë 250 euro, por një ditë më pas, Qeveria vendosi që ajo të ngrihet në 350 euro.

Deri tash paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për personat nën 35 vjet dhe 170 për ata deri në moshën e pensionit.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika